Kreu i ri i SPAK-ut zgjidhet të premten, në garë tre kandidatë

Tiranë, 12 dhjetor 2022 – Këtë të premte pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se tre kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit do i nënshtrohen intervistave.

Më pas pasuesi i Arben Krajës në postin e drejtuesit të SPAK do të zgjidhet mes Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit.

Arben Kraja drejtoi për tre vite Prokurorinë Posaçme. Ai do të vijojë të jetë anëtar i kësaj prokurorie ndërkohë që i ndalohej e drejta e rikandidimit. Zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka qenë temë debati mes palëve politike përgjatë javëve të fundit.

Ditën e sotme edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim përsëriti apelin që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura në punën e tyre.

Njoftimi

Rendi i ditës

Zhvillimi i intervistave me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:

  1. Adnan Xholi
  2. Altin Dumani
  3. Edvin Kondili

Zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërohet sektori i dokumentimit te seancave të bëj publikimin e kësaj axhende në faqen ëeb të Këshillit. Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen Kryetari Alfred Balla.

klp-spak

(Panorama)