Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë janë organizohet marshim proteste kundër dhunës ndaj fëmijëve, marrë shkas nga vrasja makabre e një vogëlushi 8-vjeçar në një fshat të Fierit.
Knid Ndrenika
Marshit të protestës të thirrur nga veprimtarë shoqërorë i është bashkuar kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Organizatorët nga shehi “Skënderbej” e zhvendosën marshimin e protestës përpara se selisë së Kuvendit të Shqipërisë.
“Përfshirja ime është e një nëne, e një qytetareje e kryeparlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla”-tha zonja Nikolla.
Vogëlushi Mateo Vasiu u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani në 16 nëntor në fshain Greçalli të Fierit.
Policia e gjeti trupin e vogëlushit nën dhè në oborrin e autorit që u arrestua dhe që u la në burg nga Gjykata e Fierit një ditë parë.
Ndërkaq, familjarët, të mbështetur nga gazetarët dhe qytetarët, firmosën që në fillim peticionin për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.
Por, për kryekuvendaren Nikolla që i quajti “momente të forta emocionale”, patjetër që “Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur”.