Kryeministri Edi Rama operohet nga appendiciti

Tiranë, 17 prill 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e appendicitit, në orët e para të ditës së sotme.

Zyra e shtypit e Kryeministrit njoftoi se pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) “Nënë Tereza” në Tiranë, Rama është diagnostikuar me appendivcit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të Shërbimit të Urgjencës, kryeministri i është nënshtruar operacionit për heqjen e appendicitit, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Operacioni është kryer nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e shefit të shërbimit të kirurgjisë në QSUT, prof. Arben Gjata.

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ndërhyrja kirurgjike konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mirë.

(r.m.)