Kryeministri Edi Rama viziton Egjiptin dhe firmos 3 marrëveshje (përmbledhje)

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë premtimin për të vendosur linjën ajrore të drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë.

Ai tha se kjo gjë do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushime në Egjipt.

“Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh.


Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo cka është tipari më i cmuar i Egjiptit, kultuar juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi cka t’ju tjegojmë juve. Por ju keni shumë  gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort” -tha ai.

Rama: Egjipti mirëpriti shumë emigrantë shqiptarë, kemi rrënjë të thella të miqësisë

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Republikës arabe të Egjiptit, Mostafa Madbouly.

Kryeministri falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga Egjipti.

Ai gjithashtu theksoi se ky vend i ka mirëpritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç ka pritur edhe emigrantë nga shtete të tjera.

Më tej tha se muajin tjetër pritet që në Tiranë të zhvillohet një takim mbi çështjet ekonomike.

 

“Më lini të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen që përcaktohet me ndjenjë e fortë të miqësisë. Po ashtu edhe për takimin me presidentin të cilit dua ti shpreh publikisht falënderimet. Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar që është sot, nuk duhet harruar që për shumë dekada sidomos nuk shfaq si ëndrra amerikane,, me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut. Është një nder dhe e marr me krenari të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë.

 


Nuk dua të flas për të shkuarën apo shtigjet që Muhamet Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij që ishte imponuese, ndonjëherë ka mbetur pak në hije. Rrethuar nga gjeneralë e komandantë Muhamed Ali i kushtoi një rrugë të tërë punonjësve shqiptarë. Egjipti mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët. Më duhet të them se shqiptarët qoftë të mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë . Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre dhe dhanë shumë për këtë vend”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Egjipt, ku është takuar edhe me z. Abdul-Fattah Sisi, President i Republikës Arabe të Egjiptit.

Në këtë takime janë nënshkruar edhe disa marrëveshje.

Marrëveshjet e nënshkruara:

  1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
  2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
  3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.

Kryeministri egjiptian konferencë me Edi Ramën: Kjo vizitë është një pikë kthese e bashkëpunimit mes dy vendeve, së shpejti krijojmë komisionin e përbashkët të tregtisë

Kryeministri Egjiptian

Pas takimit kryeministri Edi Rama ka mbajtur  një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly.

Madbouly gjatë fjalës së tij ka shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai tha se u diskutua për marrëdhëniet tregtare, kulturore, të turizmit.

Sipas tij kjo vizitë është një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ka qenë një kënaqësi dhe nder të takohesha me ju sot dhe delegacionin tuaj. Kjo vizitë e rëndësishme reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh. Krmi patur diskutime të rëndëishme sot. Patën nderin të priteshim edhe nga presidenti.


Duke qenë në qendër në qendër të dy rajoneve dy vendet luajnë një rol të rëndësishëm të stabiloitetit. Në takim tonë sot me kryeministrin diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tona, në turizëm, energji, tregëti dhe kulturë. Shkëmbyem pikëpamje për ccështjen ndërkombëtare. Theksova rëndësinë e ngritjes së një komisioni të përbashkët të tregëtisë. Kjo do të inkurajojë që të vijojnë marrëdhëniet. Nënshkruam 3 marrëveshje bashkëpunimi. Kjo vizitë një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve. Egjipti pret të forcojë marrëdhëniet me të”- tha ai.

“Bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve”/ Rama takon homologun dhe Presidentin egjiptian, ja marrëveshjet e nënshkruara (Video)

Egjipt

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Egjipt. Ditën e sotme ai është takuar me homologun e tij Mostafa Madbouly.

Ai është takuar edhe me z. Abdul-Fattah Sisi, President i Republikës Arabe të Egjiptit.

 
 
 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë vizitë Rama është i shoqëruar nga ministrjae Kulturës ku kanë nënshkruar disa marrëveshje.

 

 

Marrëveshjet e nënshkruara:

  1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
  2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
  3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian

(BalkanWeb)