Beograd, 28 janar 2025 – Kryeministri Serbisë, Milosh Vuçeviq, dha dorëheqje të martën, mes protestave masive të studentëve dhe qytetarëve të pakënaqur me qeverisjen.
“Dorëheqja ime është e pakthyeshme”, tha Vuçeviq të martën, në një konferencë shtypi, në Beograd.
Dorëheqje e Vuçeviqit erdhi një ditë pasi studentët e universiteteve e bllokuan njërin nga kryqëzimet kryesore të rrugëve në Beograd. Gjatë bllokadës, e cila zgjati 24 orë, pati edhe incidente mes studentëve dhe përfaqësuesve të partisë më të madhe në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, në qytetin e Novi Sadit.
Vuçeviq tha se dorëheqja e tij ka për qëllim uljen e tensioneve në Serbi.
“Është thirrja ime që të gjithë të ulin pasionet dhe t’i kthehen dialogut”, tha ai.
Studentëve u bëri thirrje për “dialog” edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për medie, të hënën.
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq është rezultat i protestave masive të zhvilluara tre muajt t fundit në Beograd dhe në qytetet tjera të Sedrbisë, Protestart filluan në muajin nëntor, pas shembjes së çatisë së betonit të pritores në stacionin e trenit në Novi Sad, që la pas vetes 15 të vdekur. Kjo çoi në shpërthimin pakënaqësive me sundimin gjithnjë e më autokratik të presidentit Vuçiq, i cili përballet me akuzat publike për korrupsion e keqqeverisje, si edhe për kufizim të lirive demokratike në Serbi.
Në përpjekje për të përballuar presionin qytetar gjithnjë e në rritje, të hënën në mbrëmje Vuçiq paralajmëroi ristrukturim të thellë të qeverisë.
Vuçeviq tha se ai do ta kryejë punën e tij si kryeministër, derisa të zgjidhet qeveria e re.
“Kjo qeveri tani është në mandat teknik, në dorëheqje”, tha ai.
Dorëheqja e Vuçeviqit mund ta çojë Serbinë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi me dorëheqjen e kryeministrit bie i gjithë kabinetit qeveritar. Kuvendi i Serbisë i ka 30 ditë afat të zgjedhë një qeveri të re ose t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
(r.m.)