Kryeministri Kurti priti Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA, Elmi Berisha

Prishtinë, 26 janar 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur të mërkurën Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kabineti i shefit të Qeverisë së Kosovës njofton se gjatë takimit është vlerësuar me interes për Kosovën dhe për shqiptarët bashkëpunimi i qeverisë me Vatrën dhe tëgjitha shoqatat shqiptare kudo në botë.

“Kryeministri Kurti dhe z. Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe VATRA, si dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

This image has an empty alt attribute; its file name is Elmi-Berisha_Albin-Kurti-2.jpg

“VATRA është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.

Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës ‘Besa-Besë’. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e VATRËS”, thuhet në njoftim.

(r.m.)