Prishtinë, 25 nëntor 2022 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë.
Zyra për media e Kryeministrisë bën të ditur se Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste që do të mbahet në Madrid.
Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Udhëtimet e udhëheqësve shtetërorë e politikë të Kosovës në këtë vend janë shumë të rralla dhe kryesisht për të marrë pjesë në forume e evente joqeveritare.
Spanja nuk e njeh as pasaportën e Kosovës. Atje udhëtojnë qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të shteteve tjera. Udhëheqësit e Kosovës udhëtojnë kryesisht me pasaporta të Republikës së Shqipërisë. Albin Kurti është pajisur me pasaportë shqiptare.
Spanja do të jetë kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2022, nga 1 korriku deri më 31 dhjetor.
(r.m.)