Tiranë, 16 maj 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social Facebook disa fotografi nga takimi i tij me ish-sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.
Rama ka shkruar se me z. Pompeo kanë biseduar “për lidhjen e ngushtë” mes Shqipërisë dhe SHBA, për pasojat e luftës në Ukrainë pë ekonominë dhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“📍Tiranë – Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë 🇦🇱🤝🇺🇸.
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️”, ka shkruar Rama.
(r.m.)