Madrid, 4 tetor 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur të hënën, më 4 tetor, në Madrid, nga kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez.
Dy kryeministrat kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje bashkëpunimi mes Spanjës dhe Shqipërisë: marrëveshjen për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe aneksin e konventës europiane për ekstradim të vitit 1957.
Lajmin e ka publikuar vetë kryeministri Rama, përmesrrjetit social Facebook.
“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957.
Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Rama.
(r.m.)