Tiranë, 16 tetor 2023 – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk pranoi të merrte pjesë në fotografinë familjare me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë.
Bërnabiq refuzoi të fotografohej për shkak se në prapavijë, në mesin e flamujve të vendeve pjesëmarrëse në Procesit të Berlinit, ishte edhe flamuri i Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministrja e Serbisë refuzon të marrë pjesë në fotografi zyrtare të pjesëmarrësve të ngjarjeve në të cilat përfaqësohet Kosova.
Në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë morën pjesë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, Sekretarja e Shtetit për Evropën e Francës, Laurence Boone, zëvendëskryeministri i Italisë
Antonio Tajani, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministrat e vendeve të Procesit të Berlinit. Mes tyre ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në samit ishte paralajmëruar se do të merrte pjesë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, por vizita e tij në Tiranë u shty për disa orë për shkak të agjendës së tij të ngjeshur.
(r.m.)