Kryeministrja e Serbisë i bën thirrje edhe Kosovës t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Beograd, 15 nëntor 2021 – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u bëri thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.

Ajo tha se ftesa për këto vende është “gjithmonë e hapur”.

Nisma e bashkëpunimit rajonal “Ballkani i Hapur”, të cilën e kanë pranuar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, synon të mundësojë lirinë e lëvizjes për njerëzit, mallrave dhe kapitalit midis vendeve të rajonit.

“Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë”, tha Bërnabiq të hënën, më 15 nëntor, gjatë takimit  me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Parlamentin e Serbisë.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kundërshtojnë pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur”.

Qeveria e Kosovës refuzon tëi bashkohet kësaj nisme të inicuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përkushtohen nëj agjendën e integrimit në Bashkimin Evropian.

(r.m.)