Kryeministrja e Suedisë jep dorëheqje vetëm disa orë pas zgjedhjes

Stokholm, 24 nëntor 2021 – Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Suedisë vetëm disa orë pas zgjedhjes në këtë pozitë.

Zonja Andersson e mori këtë vendim për shkak se parlamenti nuk e votoi buxhetin e propozuar nga qeveria e saj.

“Për mua, ka të bëjë me respektin, por gjithashtu nuk dua të drejtoj një qeveri ku mund të ketë arsye për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj”, tha zonja Andersson në një konferencë shtypi.

Parlamenti votoi në favor të projekt-buxhetit të paraqitur nga opozita, pjesë e së cilës është partia populiste e krahut të djathtë “Demokratët e Suedisë”, Kjo parti, e cila është partia e tretë më e madhe në Suedi, i ka rrënjët në një lëvizje neo-naziste.

(r.m.)