Kryeprokurorja e e Tiranës, Elisabeta Imeraj mund të jetë e treta prokurore që shkarkohet nga Vetingu, që hetoi dhe kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas Besim Hajdarmatajt dhe Gentian Osmanit
Knid Ndrenika
Kryeprokurorja e e Tiranës, Elisabeta Imeraj vuri në vështirësi pjestarët e trupave të njohurit si proces i Vetingut kur u deklaroi në sy se shkarkimin e saj nga detyra e kërkonin duke u mbështetur në parregullsi, paligjshmëri dhe ankesa të subjekteve të dyshimtë dhe të sëmurë mendërisht.
Njera nga prokuroret më të forta të Shqipërisë, Imeraj u përball me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit përkatësisht Shkalla e Dytë e trupave të Vetingut këtë të martë.
Zonja Imeraj u tha kërkuesve të shkarkimit të saj se “duke kuptuar më së miri, rëndësinë e procesit të rivlerësimit, si një ndër momentet më të rëndësishme të Reformës së Drejtësi, kuptoj dhe vlerësoj çdo institucion shtetëror të ngarkuar nga Kushtetuta dhe Ligji për kryerjen e një procesi të tillë”.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit o shqyrton ankesën e Komisionerit Publik për shkarkimin nga detyra të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit me përfaqësuesin-vëzhgues në seancën kundër zonjës Imeraj, prokurori belg Teo Jacobs kërkoi shkarkimin (e kryeprokurores së Tiranës), e cila ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ish-prokurore e Krimeve të Rënda, që më pas u shndërrua në SPAK (Prokuroria e Posaçme), Imeraj ishte prokurorja që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është duke kryer dënimin me burg për përfshirje në rrjetin e narkotrafikut ndërkombëtar me kushërinjtë e tij Habilaj.
Zonja Imeraj mund të jetë e treta prokurore që shkarkohet nga Vetingu, që hetoi dhe kërkoi arrestimin e zotit Tahiri pas Besim Hajdarmatajt dhe Gentian Osmanit.
Vëzhguesi ndërkombëtar Jacob dhe zonja Imeraj debatuan në seancën e kualifikimit të saj pasi ish-prokurori belg pretendoi se subjekti i rivlerësimit (Imeraj) mund të kishte përgjuar një tjetër koleg të tij.
Në seancën e sotme, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili është kallëzuar në SPAK për përfitime dhe mosdeklarime të pasurisë i qëndroi kërkesës për shkarkimin e zonjës Imeraj.
Kryeprokurorja e Tiranës i tha të kallëzuarit në SPAK, Ballhysa se në procesin kundër saj po përdoreshiun ankesa nga persona me emra të rrejshëm.
Sikurse u raportua gjerësisht, ankesë ka bërë shtetasi i pagjetur kurrkund, Rrahim Shehu.
Më poshtë janë pjesë të përballjes së zonjës Imeraj me shkarkimkërkuesit sipas publikimeve nga mediat në Tiranë:
“Në aktet që ju keni përpara, rezulton se vendimmarrja e KPK se për procesin tim të rivlerësimit me konkluzionin Konfirmim në detyre, është bërë më datë 25.03.2021.
Pas njohjes me denoncimet shtesë nga Kolegji dhe përgjigjet e dhëna nga Prokuroria e Posaçme SPAK, rezulton se, në datën kur ishte caktuar shpallja e vendimit, vëzhguesit ndërkombëtar i depozitohet një denoncim me e-mail ndaj meje, me pretendime absurde dhe te paqena, dhe po në këtë datë ky denoncim anonim përmes e-mailit (nga një person që nuk ekziston), i përcillet për verifikim SPAK. Nuk paraqes dhe nuk shfaq asnjë pretendim në drejtim të verifikimit të çdo të dhënë apo denoncimi, por cfare ka ndodhur qe vendimarrja e dates 25.03.2021 te shtyhej per shpallje deri me date 01.04.2021.
nuk mund të kuptohen ndryshe përveçse një tendencë për të ndikuar në mënyrë jo të rregullt dhe ligjore në procesin tim të rivlerësimit me qellimin e vetem shkarkimin tim nga detyra.
Po kush e deshiron shkarkimin tim nga detyra, bazuar ne denoncimin anonim te Valentino Ymerit, denoncimin anonim te Rrahim Shehut apo denoncimin e Eriona Finos?
Normalisht, unë ushtroj detyrën dhe funksionin e prokurorit dhe si i tille mundem te kem cenuar dhe interesa politike, interesa ekonomike apo dhe interesa kriminale.
Ndaj përgjigja është e saktë, pas denoncimeve anonime mundet të fshihen vetëm elemente dashakeqës që kanë pse jo promotorin kryesor tek Krimi i Organizuar.
Por a mundet dhe duhet te shkarkohet një prokuror mbi bazën e një kartele të falsifikuar, mbi bazën e një denoncimi të paqenë, dhe anonim, mbi bazën e pretendimeve që nuk bazohen në prova.
Natyrisht që jo, sepse në radhë të parë, Ju vetë nuk mundet të siguroni besimin e publikut sipas këtij mekanizmi”, thuhet në mbrojtjen e saj.
Në seancë, gjatë mbrojtjes së saj Imeraj ka zbuluar se përfaqësuesi i ONM Theo Jacobs disa javë më parë ka referuar në SPAK e-mail-in e një zonje e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa rryshfete të supozuara të prokurores Imeraj. Erjona Fino është denoncuesja ndaj subjektit, por znj. Imeraj pretendoi në seancë, ku kjo grua ka depozituar në prokurorinë e Tiranës dhjetëra kallëzime ku kjo shtetase ka kallëzuar presidentin e kinës për sabotazh, ka denoncuar Joe Biden, ka denoncuar liderët shqiptarë dhe drejtues të lartë, madje dhe Mark Zuckerberg duke pretenduar se gjithë lufta bëhet për ta bërë atë tullace. Znj. Imeraj pretendon se kjo grua po përdoret ndaj saj.
Gruaja në fjalë është një personazh i njohur për policinë, prokurorinë dhe gjykatat pasi denoncimet e saj nuk rreshtin, por të gjithë janë të qartë se bëhet fjalë për një person të destabilizuar mendërisht.