Kiev, 28 prill 2022 – Kryeprokurorja e Ukrainës, Irina Venediktova, e cila është e angazhuar për hetimin e krimeve të luftës të kryera nga forcat ruse në qytetin Bucha, ka publikuar në rejetet sociale emrat, fotografitë dhe të dhënat e dhjetë ushtarëve rusë që ishin përfshirë në krime lufte mbi civilët ukrainas.
Venediktova ka thënë se hetimet kanë zbuluar se dhjetë ushtarë rusë kanë marrë pjesë në torturimin, përdhunimin dhe vrasjen e banorëve të Buchas.
“Brigada e tyre e 64 e motorizuar e Forcave të Federatës Ruse është nderuar nga Putini me medaljen për heroizëm. Por, në fakt, ata kanë kryer krime lufte, kurse dëshmi për këtë janë tmerret në Bucha, të cilat kanë mundur t’i shohin të gjithë”, ka thënë Venediktova.
The despicable 10.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) April 28, 2022
Ten russian butchers from the 64th brigade have been identified and named suspects responsible for committing #BuchaMassacre. This unit had been awarded for its atrocities, and returned to the battlefield. Justice for war criminals is inevitable. pic.twitter.com/aTU18ZjJ3C
Ndërkaq, zyra e kryeprokurorit në Bucha ka arritur të identifikojë të dyshuarit për krime lufte, për përdhunime dhe për masakrime. Bëhet fjalë për dhjetë ushtarë rusë të kësaj brigade:
Vjacheslav Lavrentjev,
Hryhoriy Naryshkin,
Vasilij Knjazhev,
Semjon Malcev,
Sergej Peskarev,
Albert Radnaev,
Mihajlo Kashin,
Andriy Bizyaev,
Dmytro Serhiienko,
Nikita Akimov.
Gjatë hetimeve të mizorive në Bucha është konfirmuar se ushtarët rusë të sipërpërmendur kanë marrë peng civilë të paarmatosur, të cilët i kanë lidhur e pastaj i kanë vrarë.
(r.m.)