Të nderuar qytetarë,
Puna në përmirësimin e infrastrukturës rrugore vijon me të njëjtin ritëm dhe në të gjithë territorin e komunës së Tuzit.
Ndërhyrja e radhës e komunës së Tuzit është ajo në aksin rrugorë Shipshanik-Dheu i Zi, me një gjatësi prej 2230m dhe vlerë 165.111,52€, e cila do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve të kësaj zone, duke krijuar kështu kushte më të mira infrastrukturore dhe me të gjitha standardet për ta.
Me këtë po e vërtetojmë edhe një herë përkushtimin dhe dedikimin tonë në transformim e Malësisë në çdo aspekt e në çdo zonë. Kemi edhe shumë punë për të bërë që Malësia të fitojë pamjen që meriton, të mohuar nga pushteti i kaluar. Malësia po ndryshon!