Agjencia federale amerikane që merret me doganat dhe mbrojtjen e kufijve paralajmëron njerëzit
Çështje të Emigracionit: Avokati Kieran Both
Mashtrimet përmes telefonit, që po përpiqen të vjedhin të dhëna bankare, kanë vënë në shënjestër të tyre ata individë që nuk dyshojnë se bëhet fjalë për mashtrim. Agjentët dhe nëpunësit zyrtarë të CBP-së (agjencisë federale amerikane që merret me doganat dhe mbrojtjen e kufijve) vazhdojnë të marrin telefonata të shumta nga banorë të ndryshëm të shqetësuar lidhur me disa telefonata që u janë bërë nga mashtrues që hiqen si nëpunës zyrtarë të CBP-së.
Sipas raportimeve nga vetë banorët, telefonatat janë mesazhe të regjistruara paraprakisht në të cilat thuhet “kemi rënë në gjurmë të një kutije që përmban drogë dhe para, e cila është dërguar për ju dhe mban emrin tuaj (emrin e të telefonuarit)”. Më pas banorit i kërkohet të shtypë #1 dhe të flasë me një agjent/nëpunës zyrtar të CBP-së i cili më pas përpiqet t’i marrë personit në fjalë të dhënat bankare.
Janë raportuar gjithashtu raste të ngjashme mashtrimesh, por në këto raste telefonuesi është vërtet një njeri dhe jo një mesazh i regjistruar paraprakisht. Të tjerë kanë raportuar lidhur me telefonata nga persona që hiqen si punonjës të CBP-së që po marrin për t’i bërë të ditur të telefonuarit që për të është lëshuar urdhër arresti ose i kërkojnë informacion në këmbim të Bitcoin-it. Në të dy rastet, të telefonuarve u kërkohet të japin të dhënat bankare ose të dhëna të tjera personale si p.sh. numri i sigurimeve shoqërore (SSN) apo datëlindja.
Telefonata të tilla ka patur gjatë këtyre viteve të fundit dhe ato kanë qenë dhe mbeten përpjekje për të mashtruar njerëzit. Qoftë kur janë në formën e mesazheve të regjistruara paraprakisht, qoftë kur bëhen nga njerëz të vërtetë, këto telefonata kryhen për qëllime mashtrimi ndaj i këshillojmë banorët që të mos u japin asnjë të dhënë telefonuesve. Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe CBP-ja as nuk kërkojnë para përmes telefonit dhe as nuk përdorin Bitcoin, monedha dixhitale apo dhurata në formë kartash të cilat i korrespondojnë një vlere të caktuar monetare. Nëse merrni telefonata të tilla, merrni shënim numrin si dhe çdo detaj tjetër të rëndësishëm që lidhet me telefonatën dhe menjëherë ndërpriteni telefonatën. Më pas raportoni rastin duke kontaktuar komisariatin lokal të policisë si dhe Federal Trade Commissioner (një agjenci e pavaruar që mes të tjerash promovon mbrojtjen nga mashtrimet të konsumatorëve) në adresën në internet https://reportfraud.ftc.gov/
Nëse doni të flisni medoemos me dikë nga CBP-ja, ju lutemi të kontaktoni qendrën e informacionit të CBP-së në numrin (877) 227-5511. U.S. Customs and Border Protection është një agjenci e njësuar kufitare pranë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, e ngarkuar të administrojë, kontrollojë dhe të mbrojë kufijtë kombëtarë, të merret me doganat, emigracionin, sigurinë në kufi, mbrojtjen e produkteve të agrikulturës si në pikat kufitare të hyrjes ashtu dhe ndërmjet tyre.
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nёmёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]