Nga rubrika: “Fotografi që zgjojnë kujtime”
12 vite më parë ,më 16 korrik 2009, Këshilli i Rajonit të Lacios (Itali) hapi në Romë (Complesso Vittoriano) ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë me titull “Il Lazio tra Europa e Mediterraneo” (Krahina e Lacios midis Europës dhe Mesdheut) me pjesëmarrjen e fotografëve nga vendet që lagen nga Deti Mesdhe.
Ndërmjet tyre shquheshin turku i përmendur Ara Guler (1928-2018), i quajtur edhe “Syri i Stambollit” dhe peizazhisti i njohur nga Kroacia Ivo Përvan (1947).
Pata fatin dhe mundësinë, edhe në sajë të ndihmës së mikut tim, poetit Visar Zhiti, atë kohë atashe kulturor i Shqipërisë në Itali, të përfaqësojë vendin me gjashtë foto të mijat. Ishte hera e parë që “kaloja Rinasin”.
Fotoja bashkëngjitur paraqet pjesën e Shqipërisë në ekspozitë dhe më është dërguar nga Visari.
Qerim Vrioni