KUR NJË ARTIST VJEN NGA BEOGRADI, MES SHQIPTARËVE…

– Nga Visar Zhiti –

Erdhi në Prishtinë, shkrimtari nga Beogradi Filip David, ndër më të njohurit në Ballkan dhe më gjerë. Romancier i shkëlqyer. Unë isha ftuar të flisja për veprën e tij, të porsabotuar në shqip.
S’kanë më rëndësi datat, as fjala ime, etj, por ai, që para se gjithash kërkoi hapur falje para njerëzve për krimet serbe në Kosovë. Dhe s’ishte lider, as politikan përgjegjës, as ushtarak, por shkrimtar, ndërgjegje e popullit të tij. Është hebre me origjinë dhe ne i treguam dhe për varrezat e hebrenjve në Prishtinë, që gjate luftës shqiptarët e Kosovës i mbrojtën, i dolën para tankut serb që donte t’i shprishte…
Dhe shkrimtari Filip David shkoi të nderojë të vdekurit e tij, çoi lule.
Dhe shqiptarët duhet të mbrojnë të vrarët e tyre, patjetër t’i nderojnë…

 

2 Responses to “KUR NJË ARTIST VJEN NGA BEOGRADI, MES SHQIPTARËVE…”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Po shqiptaret qenkan ne hall pa “artistet”serbe.Bregoviq me “Kallashin” ne Korçë,”Riblja Qorba” ne Kosove me kengen “Kosovo je serbija(Kosova eshte serbi).Luje macë kryet e bullit!..Ketu ne Kosovë e Shqiperi, ne gaxhumitmi e palavitmi mes vedi,kush e solli ate e kush e solli kete!!!

  2. Gege Kosova says:

    Ne perlahemi, e laroji n’kallamoq!