Kur ra Muri i Berlinit: Nata e nëntorit që e ndryshoi historinë

Marcel Fürstenau, DW

Si erdhi deri te shembja e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989? Një konferencë shtypi, një deklaratë e papritur dhe një natë që ndryshoi botën.

 

Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes mes Lindjes dhe Perёndimit, mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlin mё 1961 nga regjimi diktatorial i Republikës Demokratike të Gjermanisё (RDGJ). Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte, pra, njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.

Nё tё kundёrt, pёr shumicёn e gjermano-lindorёve qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada, Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar. Kjo ndryshoi rrufeshёm mё 9 Nёntor 1989, kur nё njё konferencё shtypi tё transmetuar drejtpёrdrejt nё televizion nё Berlinin Lindor u shpall ligji i ri pёr udhёtimet jashtё vendit. Nё bazё tё kёtij ligji do tё lejoheshin edhe udhёtimet nё Perёndim – ligji hynte nё fuqi menjёherё!

Pamjet e njerёzve duke brohoritur nё kalimet e hapura kufitare nё Berlin u pёrhapёn nё mbarё botёn. Ato shёnuan nё mёnyrё emocionuese fundin faktik tё ndarjes gjermane. Njё vit më pas, mё 3 Tetor 1990, vendi i ndarё politikisht pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botёrore u bё e mundur vetёm pasi ranë dakord katёr fuqitё fituese tё luftёs: aleatёt perёndimorё demokratё SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njёra anё, dhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) nga ana tjetёr.

Fjalёt magjike “Glasnost” dhe “Perestroika”

Vendimtare pёr kёto ndryshime ishin lёshimet qё pati bёrё kreu i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, i cili mori e mori pushtetin në Moskë nё vitin 1985. I kёtij mendimi ёshtё drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier.  Ai thekson se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbaçovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shёnuan shkёputjen prej sё ashtuquajturёs “Doktrina Brezhnjev”, qё pёrcaktonte, se vendet europiane tё bashkuara nё “Traktatin e Varshavёs” nuk duhej tё devijonin nga kursi, qё përcaktonte Kremlini.

Klausmeier fundin e kёsaj dogme e pёrshkruan pёrmbledhtas: “Çfarёdo qё tё ndodhё nё shtetet vёlla socialiste, kёto shtete janё vetë pёrgjegjёse pёr vetveten”. Ndryshe nga dekadat e mёparshme, sovjetikёt nuk ndёrhynё, kur nё Poloni, Hungari e nё RDGJ u shtuan lёvizjet pёr reforma. Para erёs sё Gorbaçovit lёvizjet pёr liri nё vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-sё: Në vitin 1953 nё RDGJ, në 1956 nё Hungari dhe nё 1968 nё Çekosllovaki.

Fundi i monopolit të pushtetit në Poloni

Mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut nё mbarё Europёn Lindore ndiheshin tё inkurajuar pёr tё imponuar edhe nё vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikёn. Nё Poloni, nё verёn e vitit 1988, pati kontakte mes udhёheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, tё ndaluara zyrtarisht. Njё etapё e rёndёsishme nё kёtё rrugё ishin edhe zgjedhjet parlamentare nё Poloni nё qershor 1989, ku pёr herё tё parё u lejuan edhe kandidatё tё opozitёs. Megjithatё pushtetarёt qё qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesёn qё tё fitojnё dy tё tretat e votave.

Edhe nё vende tё tjera u shtuan shenjat pёr njё kthesё. Nё Hungari qeveria nё maj pati nisur tё heqё komplekset e vrojtimit nё kufirin me Austrinё. Nё kёtё mёnyrё u hap rruga drejt lirisё nё kёtё pjesё tё Perdes sё Hekurt. Qindra qytetarёt tё RDGJ-sё pёrmes kёsaj rruge u larguan nga vendi i tyre.

Njёkohёsisht nё verёn e vitit 1989 disa mijёra gjermano-lindorё u strehuan nё ambasadat perёndimore nё vendet e Europёs Lindore. Pakёnaqёsia rritej dita ditёs e bashkё me tё edhe presioni ndaj regjimit tё RDGJ-sё nё Berlinin Lindor. Nga shtatori nё qytetin e panaireve. Leipcig, çdo tё hёnё dhjetra mijёra qytetarё protestonin nё rrugё. Kulmin e shёnoi marshimi mё 9 tetor, kur dolёn nё rrugё 70.000 vetё duke protestuar paqёsisht pёr tё kёrkuar ndryshimin nё RDGJ.

“Ne kemi fituar”

Parrullat e demonstruesve ishin „Ne jemi populli!” dhe “Jo dhunё!”. Meqёnёse nuk dihej si mund tё reagonte regjimi i RDGJ-sё, frika ishte jashtёzakonisht e madhe, siç i kanё pohuar shumё dёshmitarё tё kohёs drejtorit tё Memorialit tё Murit tё Berlinit, Klausmeier. Pёrderisa nuk pati ndёrhyrje kundёr kёsaj demonstrate, edhe opozita pati ndjesinë:„Ne kemi fituar.”

Mё 9 Nёntor mё nё fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) nё Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri pёr udhёtimet jashtё shtetit. Me këtë deklaratë, ai pa dashje shkaktoi rrëzimin e Murit të Berlinit dhe hapi rrugën për ribashkimin.

(dw.com)