Prishtinë, 23 mars 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të enjten një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Kurti ka njoftuar se Chollet e ka uruar për arritjen e marrëveshjes në Ohër, kurse ai e ka falënderuar zyrtarin e lartë amerikan për përkrahjen dhe rolin e SHBA-së në dialog.
Kurti ka theksuar se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi duhet të ndryshojë “realitetin në terren”
“Kam pasur bisedë me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Chollet, që më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata e të vështira. E kam falënderuar për përkrahjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Bazë dhe Aneksi, siç është cekur në tekst dhe në frymë, duhet të ndryshoi tash realitetin në terren”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Had a call w/ @CounselorDOS Chollet who congratulated me on the Agrmt reached in Ohër/Ohrid, acknowledging the long & difficult talks. I thanked him for the US support & role. The Basic Agrmt & the Annex, as stated in text & spirit, must now change the ground reality & terms.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023
Kurti ka njoftuar për telefonatën me z. Chollet edhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka raportuar për bisedimet dhe mzafrrëveshjen e arritur në Ohër.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, e cila e cilësoi si dështim marrëveshjen e arritur në Ohër, Kurti ka thënë se z. Chollet e ka uruar për arritjen e marrëveshjes.
(r.m.)