Kurti dënon agresionin rus ndaj Ukrainës: “Çaste të trishta për Evropën dhe jo vetëm”

Prishtinë, 24 shkurt 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar ashpër agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, të cilin e ka cilësuar si agresionin e dytë më të madh ushtarak qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Sot është një mëngjes i trishtë në Evropë, për shkak se në këto çaste që ne ndodhemi këtu në konferencë në Prishtinë, në Ukrainë po ndodh invazioni rus, i cili është agresioni më i madh ushtarak – jo vetëm në Evropë – që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë Kurti, në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin e Ukrainës dhe u bashkohet përpjekjeve të botës demokratike për mbrojtjen e sovrantetit  dhe integritetit territorisal të këtij vendi,

“Në këto çaste të trishta për Evropën dhe jo vetëm, ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës dhe jemi të orientuar bashkë me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar për sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, pavarësinë e vendit dhe të drejtën e vetëvendosjes për popullin e Ukrainës”, ka thënë mes tjerash Kurti.

(r.m.)