Mynih, 19 shkurt 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, në margjina të Forumit të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Zyra e Kurtit njoftoi se në këtë takim është diskutuar “për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale”.
“Kryeministri Kurti falënderoi z. Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës.
(r.m.)