Prishtinë,26 shtator 2021 -Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me liderët e partive opozitare, për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend.
Takimi do të mbahet sot, më 26 shtator, paradite, në Zyrën e Kryeministrit.
Në këtë takim pritet të diskutohet për situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave.
Lideërët e tri partitë parlamentare në opozitë i kanë dhënë mbështetje vendimeve të Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe për ruajtjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit.
Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj) kanë thënë se situata aktuale në veri të vendit kërkon unitet dhe veprim të përbashkët.
Ata kanë theksuar se mbrojtja e sovranitetit të shtetit është përgjegjësi nacionale.
Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjakë, vazhdojnë të mbahen të bllokuara prej të hënës, më 20 shtator, nga grupe serbësh që e kundërshtonjnë zbatimin e reciprocitetit.
Të shtunën, më 25 shtator, në Zubin Potok dhe në Zveçan janë kryer sulme ndaj zyrave të regjistrimit civil.
Sukurse institucionet shtetërore, partitë opozitare i kanë dënuar fuqishëm këto sulme. Ato kanë bërë thirrje për koordinim të veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve politike për sigurinë e qytetarëve dhe për mbrojtjen e kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë në mbarë territorin e Kosovës.
(r.m.)