Kurti e Baerbock biseduan për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Berlin, 27 prill 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten në Berlin me ministren e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Ministria e Jashtme gjermane njoftoi se Baerbock e Kurtin kanë folur për procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Kanë mbetur më pak se tri javë nga [mbledhja] Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Annalena Baerbock, në margjina të Petersberg24, bisedoi me Albin Kurtin se si t’i hapet rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës…”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Zyra e kryeministrit tw Kosovës njoftoi se Kurti i ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që ka dhënë Gjermania kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, dukew theksuar se përkrahja e qeverisë gjermane ka rëndëri kyqë deri në përfunbdim të procesit të  anëtarësimit të plotë.

Në njoftim thuhet se në takim është biseduar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike dhe integrimin evropian të Kosovës, me theks në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar ministren Baerbock për ankandin e të parë diellor prej 100 MW dhe për përgatitjet që po bëhen për ankandin e radhës të impiantit të energjisë nga era prej 150 MW.

Ai e ka falënderuar shtetin gjerman për ndihmën e madhe për Kosovën dhe për rolin aktiv të këtij shteti mik në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.

(r.m.)