Kurti e cilëson “shumë të mirë e konstuktiv” takimin me Ramën

Prishtinë, 14 shtator 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si “shumë të mirë, konstruktiv dhe pozitiv” takimin e tij me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili u zhvillua të martën në Tiranë.

Ai tha se nëë këtë takim kan biseduar për shumë tema, e para preej të cilave ka qenë siguria kibernetike.

“E para ishte siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë të dëmshme e kriminale. Ju e dini që sot e kemi themeluar Agjencinë për Siguri Kibernetike”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se temë e dytë e bisedës me Ramën ka qenëë kriza energjetike, duke shtuar se korporatat energjetiike të dy vendeve, KEK dhe KESH, kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë.

“Gjatë  verës i kemi dhënë shumë energji elektrike Shqipërisë, në mënyrë që të na ndihmojë gjatë dimrit”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se me Kryeministrin Rama kanë biseduar edhe për përgatitjet për samitin e liderëve të vendeve të Ballkanit  Perëndimor që do të mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit. Nikoqir i takimit do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

(r.m.)