Kurti e dënon sulmin e Irtanit ndaj Izraelit

Prishtinë, 14 prill 2024 – Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Edhe ai ka thënë se ky sulm përbën rrezik të madh për destabilizim të mëtejmë të rajonit.

“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit. Tani bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Forca e Mbrojtjes Kundërajrore e Izraelit tha se 99 për qind e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

(r.m.)