Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të premten se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti, në një postim në Twitter, ka shkruar se me diplomatin amerikan kanë biseduar për një sërë çështjen, ndër to edhe për atë të njohjes reciproke me Serbinë.
“Në një bisedë telefonike me emisarin e Departamentit Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar. Ne diskutuam për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, për përkushtimin ndaj dialogut dhe për nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.
In a phone conversation with DAS @StateEUR Gabriel Escobar 🇺🇸. We discussed a range of issues incl. our democratic reforms, program on jobs & justice, commitment to dialogue & the need to see results & progress centered on mutual recognition. pic.twitter.com/4EItRHkWcw
— Albin Kurti (@albinkurti) November 19, 2021
Administrata e Presidentit Joe Biden ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe ato midis Kosovës e Serbisë.
Gabriel Escobar ka shprehur mbështetje të plotë ndaj përpjekjeve të emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
(r.m.)