Kurti e përshëndet vendimin e NATO-s për dërgimin e forcave shtesë në Kosovë

Prishtinë, 29 shtator 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.

“Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, ka thënë Kurti, të premten, për Associated Press.

Kurti ka thwnw se sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dwshmon pwr përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, “me ndihmën e aleates së saj, Rusisë”.

“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas. Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë”, ka theksuar ai.

Të premten, NATO miratoi vendimin pwr dwrgimin e forcave shtesw nw Kosovw, pas sulmit tw grupit tw armatosur serb ndaj Policisw sw Kosovws nw pjeswn veriore të Kosovës.

(r.m.)