Munih, 19 shkurt 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe senatorja amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, janë takuar në margjina të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Zyra e Kurtit njofton se partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s kanë qenë tema kryesore të takimit.
Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat dhe e ka falënderuar senatoren Ernst për përkrahjen dhe ndihmën e madhe që SHBA-të dhe shteti i Iowa-s kanë dhënë për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Jemi krenarë për bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, citohet Kurti.
Kurti e ka shprehur përkushtimin e Kosovës për integrim në NATO, në mënyrë që të kontribuojë për paqe dhe siguri në rajon dhe në mbarë botën.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës e mirëpret avancimin e bashkëpunimit me Iowa-n edhe në ekonomi, bujqësi, mjedis e energji të ripërtërishtme.
Senatorja amerikane Joni Erst, nga ana e saj, e ka konfirmuar mbështetjen e saj për Kosovën në fushë tëmbrjtjes e sigurisë dhe në fushat tjera të jetës.
(r.m.)