Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar selinë qendrore të korporatës së teknologjisë informative “LinkedIn”, ku është takuar me drejtuesit e kompanisë.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, Kurti ka shkruar se drejtuesve të “LinkenIn” u ka thënë se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investime të kompanive të teknologjisë informative.
“Potenciali i rritjes së madhe të hapësirës së IT-së në Kosovë ofron një klimë të favorshme investimi për kompanitë e teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për njerëzit tanë, siç thash gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti.
The high-growth potential of 🇽🇰's IT landscape provides an especially favorable investment climate for 🇺🇸 tech companies. This will in turn provide new, high-quality jobs for our people, as I shared during a meeting with LinkedIn executives. pic.twitter.com/gNJ4kdvVog
— Albin Kurti (@albinkurti) May 10, 2022
(r.m.)