Kurti e Vuçiq takohen sot në Slloveni, në praninë e Merkelit dhe Macronit

Bërdo (Slloveni), 6 tetor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Bërdo të Sllovenisë.

Kurti kathënë se me Vuçiqin do të takohet në pauzën mes dy sesioneve të samitit dhe se të pranishëm në takim do të jenë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë e ndërkohë na duhet një marrëveshje”, ka thënë Kurti.

“Fondet evropiane nuk shkojnë pa vlera evropiane”, ka theksuar ai.

(r.m.)