Kurti e Vuçiq u takuan në Slloveni në prani të Merkelit dhe Macronit

Bërdo (Slloveni), 6 tetor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën në Bërdo të Sllovenisë.

Ky takim u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Deri më tash nuk janë publikuar detaje në lidhje me përmbajtjen e takimit.

Ky takim u mbajt midis dy sesioneve të samitit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, Kosova u përfaqësua nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

(REL)