Prishtinë, 24 shtator 2024 – Kryeministrii Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, i kryer sot një vit nga një grup paramilitar serb, ka qenë agresion kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Në ceremoninë e zbulimit të tabelës së një rruge me emrin e rreshterit të Policisë, Heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë, Kurti ka theksuar se grupi terrorist serb që e ka kryer sulmin është mbështetur dhe financuar nga Serbia.
“Rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjkau, i cili ishte bashkë me kolegët e tij në një vend ku ishte përgatitur kurthi për vrasjen e policëve tanë nga paramilitarët, terroristë të cilët janë orkestruar dhe financuar nga Serbia dhe të cilët paraprakisht kishin sjellë shumë armatim në Kosovës për një konflikt më të gjerë e më të gjatë. Nga konfiskimet e armatimit dhe municionit që ka bërë Policia e Kosovës në Zveçan dhe jo vetëm, del që 10-5 lloje të armëve janë konfiskuar dhe mbi 80 mijë municion”, ka deklaruar Kurti.
“Kjo tregon që Banjska e shtatorit të vitit 2023 ka qenë një plan për ta sulmuar Kosovën, ka qenë një agresion kundër sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, paqes, sigurisë dhe kushtetushmërisë dhe pikërisht për këtë arsye, meqenëse këtë ne nuk e harrojmë asnjëheë, sot në këtë vend zbuluam tabeln e cila shënon emërtimin e ri të kësaj rruge pra ‘Afrim Bunjuaku, sipas vendimit të mbrëmëshëm të Qeverisë së Kosovës”, ka shrkuar ai.
Kurti ka bërë të ditur se emërtimi i Rrugës Rajonale R-217, segmentit Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Kosovës “Afrim Bunjaku”, është bërështë bërë vendim të Qeverisë së Kosovës.
“Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës” ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe me disa ministra e bashkëpunëtorë, kanë bër homazhe te varri I Heroit Afrim Bunjaku, në Saadrexhë të Vushtrrisë.
(r.m.)