Kurti: Hetimi për pagat e dyfishta të zyrtarëve të Listës Serbe është detyrë e organeve të drejtësisë

Prishtinë,25 janar 2022 – Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kurti është pyetur në lidhje më nisjen e këtyre hetimeve, ku tha se nuk ndërhyjnë në punën e institucioneve të drejtësisë.

Ai tha se pushtetet në Republikën e Kosovës janë të ndara dhe hetimet e hapura nga AKK-ja janë detyrë e prokurorisë e gjyqësorit.

“Sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi në Republikën e Kosovës, ne jemi shtet demokratik ku janë të ndara pushtetet dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e kushtetutës në Kosovë, nuk ndërhynë Qeveria. Kjo është detyrë që e zbaton prokuroria, gjyqësori dhe mekanizmat tjerë zbatues”, tha Kurti para medieve.

Kurti po ashtu tha se nuk ka kontakte me kandidatët e mundshëm për kryeprokurorë të shtetit.

“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatët që mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë.

(Telegrafi)