Prishtinë, 1 qershor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës janë të shkëlqyeshme.
“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë raporte të shkëlqyeshme, në planin bilateral dhe në planin ndërkombëtar. Ne jemi jashtëzakonisht falënderues dhe mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-së për çlirimin dhe pavarësinë, për mbrojtjen dhe sigurinë, për zhvillimin dhe demokracinë në Kosovë”, citohet ai nga Ekonomia Online.
Kurti konfirmoi se me SHBA-të ka qasje të ndyshme për çështje jothelbësore. Ai tha se SHBA mbëështet përjekjet e Qeverisë së Kosovës për “çliriim” nga bandat kriminale veprojnë në veri.
“Natyrisht ka raste kur na dallojnë ngapak qasjet, mirëpo këto nuk janë gjëra që janë thelbësore dhe, kurrsesi, vendimtare. Sot ne ndodhemi në një situatë të vështirë, për shkak të grupeve të armatosura në veri të Kosovës, të cilat shtiren si protestues e në fakt janë banda kriminale prej të cilave duhet të çlirohet Republika jonë demokratike, por edhe komuniteti serb. Për këtë e kemi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, tha ai.
Kurti tha se Njësia e Policisë Speciale do të largohet nga pjesa veriore e Kosovës atëherë kur do të largohen bandat kriminale.
“Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathë ekstrem, të cilat i adhurojnë Millosheviqin edhe Putinin”, tha Kurti.
Ai tha se pjesëtarët e këtyre bandave ose do të shkojnë në Serbi ose do të burgosen në Kosovë.
“Ata ose le të shkojnë në Serbi ose duhet t’i çojmë në burg, por nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne, pa dyshim, do ta zvogëlojmë numrin e policëve”, tha ai.
Kurti tha se përgjegjësinë për situatën e krijuar në veri e mbajnë “ata që e kanë bojkotuar procesin zgjedhor dhe objektet komunale”.
(r.m.)