Kurti: Kaja Kallas personi i duhur në kohën dhe vendin e duhur. Kërkuam që Beogradi ta dorëzojë Radoiçiqin

Bruksel, 3 dhjetor 2024 – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, është takuar të martën në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, Kurti e cilësoi zonjën kallas si lideren e duhur “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”. Ai shfaqi shpresën se Ballkani Per՞ndimor do të përfitojë shumë nga Bashkimi Evropian gjatë manadatit të zonjës Kallas.

“Nga liderët që ka Evropa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi”, thaai.

 Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për raportet me Serbinë. Ai tha se edhe në këtë rast ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bë presion ndaj Beogradit që ta dorëzojë te orgaet e drejtësisë në Kosovë udhëheqësin e grupit që e kreu sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe për raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Kryekrimineli i bandës që e kreu këtë mbetet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 persona”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se me shefen e diplomacisë evropiane ka biseduar edhe për sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut dhe për gjetjet e deritashme gjatë procesit hetimor. Ai tha se zonjën Kallas e ka njoftuar edhe për gjetjen e një embleme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e cilësoi si përpjekje për drejtimin e hetimeve në një pistë të gabuar.

“Diskutuam edhe për sulmin e fundit. Kemi pasur punë profesionale nga autoritetet tona dhe duhet të marrim masa shtesë që të mos ndodh e njëjta gjë. Po zhvillohet hetim, ka të arrestuar, ka material të konfiskuar. Nga 74 distinktiva, emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, të njësive të ndryshme ruse. Është edhe një emblemë e UÇK-së që na bën të mendoj se dikush ka dashur që hetimin e ardhshëm të mundshëm ta drejtojë në pistë të gabuar. Sepse nuk ka shpjegim ndryshe”, tha ai.

Kurti shprehu besimin se vitin e ardhshëm në Bruksel do të intensifikohet procesi për paqe, siguri, integrim e zhvillim.

Image

Kaja Kallas u takua të martën edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vetë Vuçiq bëri të ditur se zonja Kallas ka kërkur që Beogradi të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë në Kosovë që përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të nxirren para drejtësisë.

Shefja e diplomacisë evropiane priti në takime të veçanta edhe liderët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të martën në mbrëmje, liderët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar në darkЍ nga Presidenti i Komisionit Evropian, Antonio Costa.

(r.m.)