Prishtinë, 30 tetor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë, për t’i njoftuar për procesin e dialogut.
Kurti ka bërë të ditur se ai është e gatshën të nënshkrajë Marrëveshjen bazike, Aneksin e zbatimit të saj dhe draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Sot takova ambasadorët e akredituar në Kosovës për t’ua ofruar atyre të rejat e fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për ta kthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka theksuar se Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë “Theksova gjithashtu se nëse do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ne do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen bazike, aneksin zbatues dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë”, ka shtuar ai.
Today, I met with accredited ambassadors in Kosova to provide them with the latest updates on the dialogue, as is our customary practice. I began by expressing gratitude to the EU and the U.S. for their efforts to get the dialogue back on track after the Sept 24 terrorist attack. pic.twitter.com/atsdLuqG8D
— Albin Kurti (@albinkurti) October 30, 2023
I also emphasized that if it were solely up to Kosova, we would have reached an agreement and would already be in the process of implementing it. Kosova is still willing to sign the Basic Agreement, the Implementation Annex and the October 21 draft. Serbia continues to refuse.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 30, 2023
(r.m.)