Kurti: Liberalizimi i vizave – një hap më pranë Bashkimit Evropian

Prishtinë, 18 prill 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurti, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Twitter, e ka cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm për Kosovën. Ai ka thënë se ky vendim e afron Kosovën më pranë Bashkimit Evropian dhe për këtë i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian.

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

(r.m.)