Kurti: Macroni më pyeti se çfarë është e gatshme Kosova t’i japë Serbisë për njohjen

Paris, 26 qershor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka pyetur se çfarë është e gatshme Kosova që t’i japë Serbisë në këmbim të njohjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se duhet të ndalet taktika që Serbia gjithmonë të marrë diçka.

Në një intervistë për mediumin “Le Monde”, Kurti ka thënë se Franca vazhdon të mbetet skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim”, ka thënë Kurti në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

Kurti është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje në dialog “ka mbaruar”. Po ashtu, ka shprehur bindjen se administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nuk do të zbatojë idetë e administrates së ish-presidentit Donald Trump.

“Unë besoj se administrata amerikane nuk merr shumë parasysh atë që zoti Trump kishte bërë në mënyrë diplomatike. Kjo histori absurde e shkëmbimit të territoreve ka mbaruar, nuk flasim më për të”, ka thënë Kurti

Kurti vizitoi Francën të mërkurën. Ai u takua me presidentin Macron në Pallatin Elysee.

(Koha.net)

One Response to “Kurti: Macroni më pyeti se çfarë është e gatshme Kosova t’i japë Serbisë për njohjen”

Read below or add a comment...

  1. Mala says:

    Kjo pyetje nuk eshte nga Makroni.Burimin e ka mga klanet partike shqipt are kendej e andej Drini.Te cilat kane krijuar fushate politike mes vedi.Kane formesuar “bindjen” se Hashimi po ndryshon,nderron e korigjon kufiijet,E dhe pse dihet se,Hashimi kurre pervec se perkrah Referendumin e Lugisnes se Presheve,per bashkimin e lUgines me Kosoven,pa asnje ndryshim kufijesh,pa permend Trepçn e Ujmanin,pa kompenzuar asnje meter katror.Por vetem perkrahje te referendumit,.Klanet sajuan se, pa dhene dic serbise nuk mund te bashkohen Lugina me Kosoven.Kjo ishte ‘imajginata” e semuar e urrejtjes,per♪5arjes dhe menise se disa hrupeve partiake shqiptarete cilat sajuan kete fushate nga e cila edhe sot nuk terhiqen,nuk korigjohen.Kete e mori opinioni nderkombetar,Pse jo edhe politika serbe e ajo nderkombetare,Vet ia dhame,vet ia sajuam vetvetes dhe e rombetojme kudo ne gjitha rrethanat e pozicionet.Kjo edhe pse demton shume shtetin dhe popullin e Kosoves,na duhet per “avansim” per besimin e sovranit.