Kurti: Marrëveshja Kosovë – Serbi varet më shumë nga Beogradi

Prishtinë, 2 janar 2022 – Qeveria e Kosovës synon që marrëveshja finale me Serbibë për normalizimin e marrëdhënieve të arrihet sa më parë.

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për Tv Klan, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që kjo marrëveshje të arrihet gjatë vitit 2022, por ka theksuar se një gjë e tillë varet më shumë nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dyja shtetet, sepse të dyja synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën europiane, por këtë nuk do të mund ta bëjë pa e pranuar Kosovën dhe, në anën tjetër, edhe Kosova synon integrimet europiane, euro-atlantike, por  për këtë na nevojitet një normalizim i plotë me Serbinë”, ka thënë ai.

Por, ai ka shtuar se Serbia nuk jep sinjale të qarta se vërtet dëshiron  të integrohet në BE.

“Serbia ka dilema meqë ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik. ‘Gazpromi’ ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor, në Vojvodinë. Pra, ata kanë dilemma, ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë europiane dhe europerëndimore”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova do të aplikojë vitin e ardhshëm për statusin e vendit kandidat përanëtarësim në BE.

(r.m.)