Prishtinë, 11 tetor 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një postim në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se me sekretarin Blinken ka biseduar për intensifikimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë për një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke.
Kurti ka thënë se sekretarin amerikan e ka njoftuar edhe për “progresin e vazhdueshëm” në Kosovë.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me njohjen reciproke në qendër”, ka shkruar Kurti.
Had a very good phone conversation with @SecBlinken. I informed him about continuing progress in Kosova. We talked about the relations between Kosova and Serbia and the need to intensify the dialogue process towards a legally binding agreement centered on mutual recognition.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 11, 2022
(r.m.)