Kurti: Me Serbinë diskutojmë për marrëdhëniet tona, jo për statusin e Kosovës

Paris, 23 qershor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Serbinë do të diskutohet për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe jo për statusin e Kosovës.

pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun konstruktiv.

“Diskutuan për situatën në rajon, për dialogun. Serbia kërkon të dijë se çfarë mund të japim ne për njohjen e saj, por duhet të mos e evitojë elefantin në dhomë e që është njohja reciproke. I përket Beogradit se kur do ta bëjë këtë. Pavarësia e Kosovës, integriteti saj territirorial, sovraniteti shtetëror dhe funksionimi nuk janë të diskutueshme. Me Serbinë jemi të gatshëm të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona, jo për statusin e Kosovës. Ai është zgjidhur para 13 vjetëve, kurse para 11 vjetëve ka përfunduar edhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti, në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës.

Kurti ka thënë se mepresidentin Macron ka biseduar edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se nga z. Macron nuk ka marrë premtim seFranca do të ndryshojë qëndrim.

“Sigurisht se qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizim të vizave. Është e padrejtë që Kosovës, pas plotësimit të të gjitha kritereve, ende nuk i është hequr regjimi i vizave. Më 18 korrik të këtij viti bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian ka thënë se duhet hequr vizat. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë. Nuk ka zotim nga ana e tyre se do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka thënë Kurti.

“Mund të shpresojmë që kjo vizitë të ndihmojë sadopak që Franca të lë anash skepticizmin e saj. Nuk morëm premtim në këtë aspekt. Duhet të punojmë edhe me Holandën. Shpresojmë se nuk ka edhe vende të tjera. Por, fund të fundit, ne duhet të forcojmë shtëpinë tonë, shtetin tone. Shpresoj që edhe miqtë që i kemi në BE të na ndihmojmë që të marrë fund kjo padrejtësi ndaj qytetarëve tanë”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se me Presidentin e Francës kanë biseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, për zhvillimet në rajon, për procesin e integrimeve evropiane dhe për situatën pandemike.

(r.m.)