Kurti: “Ndarjet nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin dhe demokracinë”

Munih, 20 shkurt 2022 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ështa takuar të  shtunën në Munich me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Kabineti i kryeministritKurti ka bërë të ditur se në takim është cilësuar si domosdoshmëri një vëmendje e të gjithë faktorëve rajonalë e ndërkombëtare për Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë ka nevojë për mbështetje të parezervë të liderëve të BE-së.

Ai ka thënë se i mbështet përpjekjet për ruajtjen e unitetit të Bosnjës e Hercegovinës, duke e cilësuar si faktor të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e mbarë rajonit.

“Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, ka thënë  Kurti.

Ai i kashprehur këto pikëpamje edhe në në postimin e tij në Twitter.

“Pata një bisedë shumë të mirë me Christian Schmidt. Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë dhe Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë ka nevojë për mbështetje të parezervë të liderëve të BE-së.

Ndarja dhe copëtimi nuk duhet të ngadhnjejnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kurti.

(r.m.)