Prishtinë, 16 shtator 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të premten në mbrëmje ka shtruar darkë për ish përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Baroneshën Catherine Ashton.
Kurti ka thënë se me baroneshën Ashton kanë biseduar për politikën dhe për çështjet evropiane e rajonale. Ai ka thënë se edhe sot, gati 10 vjet pas përfundimit të mandatit të baroneshës Ashton, Evropa dhe Ballkani përballen me shumë nga çështjet e njëjta.
“Mbrëmë në periferi të Prishtinës shtrova darkë për ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Baroneshën Ashton, me të cilën diskutuam për politikën dhe për çështje evropiane e rajonale. Ndonëse rolet tona sot janë të ndryshme në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka shkruar kryeministri në platformën “X”.
I hosted a dinner last night on the outskirts of Prishtina for former EU HR/VP Baroness Ashton, with whom I discussed politics and European and regional affairs. Although our roles are different today compared to ten years ago, we face many of the same issues. pic.twitter.com/BmBl5YRxeE
— Albin Kurti (@albinkurti) September 16, 2023
Të premten, Baronesha Ashton mori pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, që u mbajt në Prishtinë, në organizim të Grupit për Ballkan.
Në fjalën e saj, ajo tha se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk ka qenë asnjëherë i lehtë.
“Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve, etj”, theksoi Baronesha Ashton.
(r.m.)