Davos, 17 janar 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë pjesë e panelit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku është diskutuar për Dialogun Diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Në panel kanë marrë pjesë autoritete të rëndësshme dhe përfaqësues të shteteve të rajonit. Pjesë e panelit ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kurti, në një postim në platformën X, ka shprehur kënaqësinë që ka qenë pjesë e panelit dhe ka theksuar se siguria gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor është thelbësore për sigurinë në Evropë.
“Kënaqësi të isha pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror për të diskutuar dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me Ursula von der Leyen dhe persona të njohur nga rajoni e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti.
A pleasure to be part of the panel today at @WEF, discussing the Diplomacy Dialogue of the Western Balkans with @vonderleyen & familiar faces from the region & beyond. The geopolitical security of our region is crucial to European security, so the topic is of wide importance. pic.twitter.com/ze1AjNLGpX
— Albin Kurti (@albinkurti) January 17, 2024
Gjatë ditës, në margjina të Forumit të Davosit, Kurti është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e rajonit. Plenkoviq ka treguar se ka shprehur mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq në në platformën X.
(r.m.)