Kurti: Ne jemi gati për hapjen e Urës së Ibrit. Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

Prishtinë, 10 shtator 2024 – Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeverika e Kosovës i ka bërë të gjitha p;ërgatitjet për hapjen e Urës s Ibrit në Mitrovicë për qarkullim të automjeteve. Ai ka thënë se hapja e urës do të bëhet “në konsultime dhe në koordinim” me QUINT-in (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë) dhe me KFOR-in.

“Ne jemi gati [për hapjen e urës] në konsultime dhe koordinim. Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in. Ne i kemi kryer punët tona”, ka thënë Kurti të martën, në Leshak të Leposaviqit, në pikën më veriore të Kosovës.

Kujrti ka përsëritur se hapja e kësaj ure nuk është kundër askujt, por për përfitimin e të gjithë qytetarëve.

“Ne nuk duam ta hapim urën kundër serbëve. Përkundrazi. Duam që të gjithë të lëvizin të lirë,” ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht prej përkatësisë sëe tyre etnike, duhet të lëvizin lirshëm anembanë Kosovës.

Kurti ka kujtuar se hapja e Urës së Ibrit është parashikuar edhe në marrëveshjen për lëvizjen e lirë, të nënshkruar në vitin 2016 në Bruksel, në kuadfrin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Liria e lëvizjes duhet të respektohet. Marrëveshja e Brukselit e vitit 2016 parashikon që ura të hapet deri më 2017, dhe tani është koha për ta realizuar këtë. Hapja nuk është kundër dikujt, por për të mirën e të gjithëve”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se hapja e urës do të përmirësojë imazhin e Kosovës dhe do t’I japë shtysë zhvillimit ekonomik të zonës, përmes qarkujllimit të mallrave dhe kapitalit.

Hapja e Urës së Ibrit është paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës qe disa muaj, por ajo nuk është hapur ende, për shkak të kundërshtimit të faktorit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dher NATO e kundërshtojnë hapjen e urës pa një marrëveshje politike. Ata kanë rekomanduar që çështja e urës të diskutoihet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel, por autoeuitetet e Kosovës e konsidertojnë çështjen e urës si çështje të brendshme dhe kundërshtojnë trajtimin e saj me palë të treta.

Ura e Ibrit aktualisht është e hapur vetëm për kalimin e këmbësorëve. Për sigurinë në urë kujdeset KFOR-I, ndërsa për sigurinë në zonën pranë urës kujdeset policia e Kosovës.

(r.m.)