Kurti: Në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një-etnik

Prishtinë, 1 qershor 2021 – Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi përsëri tëmartën se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik, siç  synon Serbia.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin (e komunave meshumicë serbe) e kanë thënë peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, tha Kurti gjatë një vizite në Parkun e Biznesit në Prizren.

Kurti konfirmoi se takimi i tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të zhvillohet në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë do të mbahet kah  mesi i qershorit. Ai tha se nuk ka kurrfarë presionesh lidhur me përmbajtjen e dialogut.

“Nuk kam presion. Ka diskutime të vazhdueshme. Dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por palë në bisedime. Me programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar do ta përfaqësojmë Kosovën”, tha Kurti.

Në vitin 2015 Kosova dhe Serbia e kishin nënshkruar një marrëveshje që parasheh formimin e Asociacionit të komumave me shumicë serbe në Kosovë. Në vitin 2015, dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje shtesë për statusin e këtij asociacioni.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa nga parimet e përcaktuara në marrëveshje bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës, dhe se ato duhet të shmangen gjatë hartimit të Statutit të Asociacionit.

(r.m.)

One Response to “Kurti: Në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një-etnik”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    As nuk ka ,e as nuk duhet te kete e nuk duhet lejuar.Nje “subjekt’ i rille, eshte paraprimje e bashkimit me serbi.Andaj kerkesa e Kyeminsitrit Kurti eshte parandalim i kesaj te keqe tinzake.