Prishtinë, 4 mars 2025 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk u paraqit të martën në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dëshmuar lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, siç kishte urdhëruar Gjykata Themelore në Prishtinë. Në kohën që duhet të paraqitej në Prokurori, ai ishte në Gjilan, në ceremoninë e vënies të gurit të themelit të një kopshti fëmijësh.
Kurti deklaroi atje se ai është i gatshëm të dëshmojë, por përsëriti kërkesën që hetuesit e Prokurorisë Speciale të shkojnë në zyrën e tij.
“Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe se refuzoj… Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. U kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhet kjon. E mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit”, tha ai.
Kurti tha se s;ka asnjë arsye që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij. Ai tha se kjo ka ndodhur më parë, madhe edhe në rastet kur, sipas tij, kanë qenë të pandehur.
“Hetuesit kanë ardhur në zyrën e kryeministrit, madje edhe jo vetëm si dëshmitarë, por edhe si të pandehur”, u shpreh ai.
Por, Kurti e akuzoi Prokurorinë e Shtetit po e keqpërdor lirinë për ta luftuar qeverinë e tij dhe jo krimin e korrupsionit.
“Nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time, ajo do të vinte te ne. Një prokuror që ka synim dëshminë e një dëshmitari, ajo nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humbi Prokuroria 3 muaj. Për bindjen time është e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjellë drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit në Kosovë s’ka qenë më e lirë. Lirinë po e përdor e keqpërdor për të luftuar Qeverinë, e jo krimin e korrupsionin. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëshmoj”, theksoi ai.
Prokuroria Speciale e Kosovë, në thirrjen që ia kishte dërguar Kurtit në muajin dhjetor, kishte paralajmëruar se kryeministri mund të gjobitet dhe madje edhe të paragurgoset nëse refuzon të japë dëshmi pa arsyetim ligjor.
Sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës refuzimi për të dëshmuar në prokurori apo në gjykatë pa ndonjë arsye mund të gjobitet me 250 euro, ndërsa në rast të përsëritjes së refuzimit mund të paraburgoset deri në 30 ditë.
Disa jurist thonë se kjo dispizitë vlen vetëm për rastet e refuzimit të dëshmisë dhe jio për rastet e mosparaqitjes në prokurori.
(r.m.)