Prishtinë, 20 dhjetor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se rezultatet e testit PISA tregojnë se në Kosovë ka ende shumë punë për t’u bërë.
“Rezultatet e testit PISA për vendin tonë kanë treguar tashmë për defekte strukturore e kronike në sistemin arsimor, kanë treguar se ka ende shumë për t’u bërë që ka çështje që kanë efekte negative e shoqëruese në tregun e punës dhe ekonomi”, tha ai, në hapje të Konferencës për Rini 2023 “Fuqizo, Shërbe, Angazho”.
Kurti tha se qeveria po punon në reformimin e sistemit arsimor në Kosovë.
“”Ne jemi duke punuar që ta reformojmë sistemin arsimor që shkollat dhe universitet tona t’i bëjmë vende ku fëmijët dhe të rinjtë së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit punojnë, mësojnë e hulumtojnë”, usgpreh ai.
Kurti lavdëroi mbështetjen e qeverisë që e udhëheq ai për për të rinjtë.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëjmë ne, si Qeveri, se sa të përgatisin gjeneratën e ardhshme për zhvillim”, theksoi ai.
(r.m.)