Tiranë, 3 korrik 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në homazhet dhe në ceremoninë e lamtumirës së fundit për shkrimtarin më të madh shqiptar, Ismail Kadare, që u zhvilluan sot në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në Tiranë.
Kurti u nënshkrua në Librin e Zisë, shkroi se pikëllimi për ndarjen nga jeta tw shkrimtarit wshtw po aq i thellw sa ishte atmirimi pwr tw. Ai shkroi se romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë “u bënë dije dhe vetëdije për popullin tone”.
“Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne”, theksoi Kurti.
Dedikimi i plotë i Kurtit për Kadarenë:
“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne”.
(r.m.)